
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kujtoi sot ditën e shenjtërimin Nënë Terezës. Në një postim në Twitter, Soreca shkruan:
“Nënë Tereza shquhet si një nga humanistet më të mëdha të shekullit të 20-të për angazhimin e saj të palëkundur për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Puna e saj duhet të shërbejë si një shembull për të gjithë ne veçanërisht në këto kohë të vështira të Covid-19. Gëzuar ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës!”