Në një intervistë për Ballkanweb, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca tha se hetimi i pasurisë së kriminelëve është mënyra e duhur për të luftuar krimin e organizuar. Ambasadori tha se e rëndësishme për BE-në është zbatimi i këtij ligji:
Ky ligj është testuar edhe nga vendet e tjera. E rëndësishme është mënyra se si do të përdoret ky ligj. E rëndësishme për BE është se si do të zbatohet ky ligj.
Ligji duhet të bazohet në dy parime. Parimi i parë është respektimi i të drejtave të njeriut, pra i të të drejtave të të pandehurve. Së dyti është se ligji duhet të respektojë pikërisht reformën në drejtësi, të mos zëvendësojë SPAK dhe BKH. SPAK duhet të jetë në qendër të kësaj pune.
Soreca theksoi se “nëse konfiskimet bëhen ashtu sic duhet, në përputhje me ligjin. Procedura ndiqet në mënyrë të ligjshme, deri tek pjesa e konfiskimit atehere do të jemi aty ku duhet”. “Le ta shikojmë zbatimin e këtij ligji dhe më pas mund të bëjmë një vlerësim për të”, shtoi Soreca.
Ndërsa, për hapjen e bisedimeve mes BE-së dhe Shqipërisë, Ambasadori tha se me miratimin e metodologjisë së re Shqipëria ka më shumë shanse. Por “Shqipëria duhet të vazhdojë punën drejt reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar, që në pranverë të marrë një përgjigje positive”.
Gjithashtu, Soreca shprehu mbështetjen e tij për marrëveshjen e arritur mes shumicës dhe opozitës për reformën zgjedhore. Ai tha se të gjiTha palët politike kanë shprehur vendosmërinë për arritjen e reformës zgjedhore:
“Të gjitha palët politike, si shumica dh eopozita në parlament ose e bashkuar kanë shprehur vullnetin për të ecur përpara me këtë reformë”.