“Institucionet të lënë mënjanë debatet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrenë një institucion të besueshëm”.
Kështu u shpreh Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Tiranë, gjatë ceremonisë së hapjes së edicionit të katërt të Shkollës Evropiane të Integrimit, e cila do të zhvillohet në mjediset e Kuvendit.
Ai shtoi se “moshapja e negociatave, nuk ishte një vendim por shtyrje e vendimit. Nuk ishte votë, jo vendim unanim, por vendim për t’u kthyer pas në një reflektim”.
Ambasadori tha se prioritet i BE-së mbetet zbatimi i reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi.
“SPAK do ngrihet në muajt e ardhshëm. Dialogu politik është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Të gjithë duhet të investojnë për të arritur një kompromis politik”, tha Soreca.