Ambasadori i BE-së Luigi Soreca theksoi sot se Operacioni Forca e Ligjit duhet të respektojnë dy kushte kryesore në mënyrë që të jetë i drejtë dhe të respektojë të drejtat e njeriut:
- gjatë procesit të respektohen të drejtat e njeriut;
- të gjitha veprimet e policisë të konfirmohen nga SPAK.
Gjatë një konference për shtyp, amabsadori Soreca vlerësoi nismën e qeverisë për të ndjekur paranë e pisët, por tha se gjatë zbatimit të saj duhet pasur kujdes:
“Shohim dy kushte kryesore, që e drejta themelore e palëve të respektohen plotësisht, pra të subjekteve a personave që janë nën hetim, të drejtat e tyre duhet të respektohen, ky është një parakusht.
Kushti i dytë ka të bëjë me drejtimin e këtij operacioni. SPAK duhet të konfirmojë të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia dhe duhet t’ia kalojë dosjet gjykatës për të marrë më pas vendimet.”
Edhe më herët, ambasadori Soreca ka deklaruar se Bashkimi Europian po e monitoron nga afër zbatimin e ligjit për të parë nëse zbatohen të drejtat e njeriut.