
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca falenderoi Prokurorinë italiane Antimafia, DIA dhe Prokurorinë shqiptare Antikorrupsion, SPAK dhe Policinë e Shtetit për arrestimin e 38 personave të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
“Një tjetër operacion i rëndësishëm kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar”, u shkroi Soreca në Twitter, të premten.
Ai ndau edhe deklaratën ëpr shtyp të ambasadës italiane në Tiranë.