Soreca: Njohim të drejtën e Kuvendit për Reformën Zgjedhore

Nga Exit News
Soreca: Njohim të drejtën e Kuvendit për Reformën Zgjedhore

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca pohoi se BE-ja njeh rolin e Kuvendit në lidhje me sistemin zgjedhor.

Në një takim në Vlorë, Soreca u shpreh se pret miratimin sa më shpejt të reformës zgjedhore.

“Ne inkurajojmë palët të vazhdojnë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese që u tregua në marrëveshjen e 5 qershori. Ne kemi parë disa propozime shtesë për Kodin Zgjedhor, të cilat nuk janë pjesë e rekomandimit të OSBE/ODIHR. Ne e njohim rolin e parlamentit në lidhje me sistemin zgjedhor”

Ai shtoi se reforma zgjedhore është një kusht për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>