Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë sonte në finalen e Eurovisionit në Rotterdam me kengën e saj Karma. Kënga ka disa elemente tradicionale të miksuara me ato moderne.
Kënga Karma është e kompozuar nga Kledi Bahiti ndërsa teksti Olti Curri. Peristeri konfirmoi se do të këndojë në shqip në finale.
Shqipërisë i bashkohen vendet e tjera nga rajoni duke përfshirë Serbinë, Bullgarinë dhe Greqinë. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka mundësi të jetë fituese. Pretenduesit kryesorë për tu shpallur fitues janë Italia, Franca, Malta dhe Zvicra.
Kjo është hera e parë që prej pandemisë, që Eurovision po zhvillon ceremoninë. Eurovisioni 2020 u anullua për shkak të pandemisë. Ai ishte parashikuar të mbahej në maj.
Rezultati më i mirë i vendit është arritur në vitin 2012 me përfaqësimin e këngëtares Rona Nishliu, e cila u rendit në vendin e 5.
Ndërkohë Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Eurovision në vitin 2004 me Anjeza Shahinin. Ajo u rendit në vendin e 7.