Sot, kuvendi zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme. Gjatë seances parlamentare, deputetët e Kuvendit morën këto vendime:
U betua Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Zonja Ballanca u propozua nga Partia Demokratike si pjesë e marreveshjes Rama- Basha, e cila i dha fund krizës politike në vend;
U zëvendësua anëtarja e Komisioni Ad-Hoc deputetja Jorida Tabaku. Në vend të saj u votua deputeti Gert Bogdani;
U mbajt një minutë heshtje në nder të ish-kancelarit gjerman helmut Kohl.