Sot, 2 dhjetor përfundon ndalim-qarkullimi dhe funksionimi i bareve dhe restoranteve pas orës 22:00.
Me 11 nëntor Komiteti Teknik njoftoi masat e reja kufizuese kundër koronavirusit, të cilat përfshinin ndalimin e qarkullimit nga ora 22:00 deri në 06:00. Gjatë kësaj fashe orari u mbyllën restorantet dhe baret. Nga ky rregull përjashtohej shërbimi i dërgimit në shtëpi.
Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino njoftoi se Komiteti Teknik do të mblidhet sot më gjasa për të vendosur masa të reja.
Në vend në 24 orët e fundit janë infektuar 832 qytetarë dhe kanë humbur jetën 12 të tjerë.