Të enjten, 18 qershor, maturantët do të zhvillojnë provimin e fundit të maturës shtetërorë, atë të lëndës me zgjedhje.
Provimi nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Ngjashëm me provimet e para, maturantët do të jenë të pajisur me maska e doreza dhe do t’i matet temperatura para hyrjes në provim.
Në provim marrin pjesë më shumë se 31 mijë maturantë.