Sot në 8 qershor, në orën 10:00, maturantët do të zhvillojnë provimin e parë të maturës, atë të gjuhës së huaj.
Në testim do të marrin pjesë rreth 31 mijë maturantë. Për shkak të një periudhe të gjatë të bërjes së mësimit online, tezat e provimeve do të jetë të reduktuara dhe do të përmbajnë pyetje vetëm nga orët e mësimit të bëra në klasë.
Si masë kundër përhapjes së Covid-19, të gjithë maturantëve do t’i matet temperatura para fillimit të provimit. Ato do të jenë të pajisuar me maska e doreza dhe në çdo klasë do të ketë numër të kufizuar nxënës të vendosur larg nga njëri-tjetri.
Tre provimet e tjera do të mbahen në 11, 15 dhe 18 qershor.