Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen të enjten në Bruksel, për të vijuar bisedimet në nivel teknik.
Takimi do të ndërmjetësohet se i dërguari i Posaçësm i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak.
Temat që priten të diskutohen sot janë pretendimet financiare dhe komuniteti minoritar.
Ky takim është shoqëruar me debate të ashpra në Kosovë, pasi opozita, presidenti dhe qytetarët kanë shprehur dyshime për rikthimin e çështjes së asociacionit të komunave serbe, në dialogun në Bruksel.
Më herët presidenti Thaçi e ka quajtur këtë gjë si ‘goditje ndaj shtetësisë së Kosovës’.
Thaçi madje, përmes një resolute, i kërkoi kuvendit që t’i ndalojë kryeministrit të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës në negociatat me Serbinë.