
Hetues të SPAK u paraqitën të martën në Zyrën Vendore të Arsimit në Dibër dhe Këshillin e këtij Qarku ku kanë u ndaluan edhe disa zyrtarë.
Siç raporton News 24 janë ndaluar tre zyrtarë të këtyre institucioneve nën akuzën e korrupsionit.
Të ndaluarti janë shefi i financës në Këshillin e Qarkut, një polic bashkiak në Bashkinë e Dibrës dhe një specialist pyjesh.
Një nga të ndaluarit është bashkëshorti i drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit.
Hetuesit e SPAK ndërkohë kryen edhe verifikimin e disa dokumenteve të sekuestruara ditën e sotme në këto dy institucione.
Deri më tani nuk dihet se në çfarë afere korruptive janë përfshirë zyrtarët teksa pritet në vijim një informacion nga ana e Prokurorisë së Posaçme.