SPAK dërgon në gjykatë çështjen e ish drejtorit të Tatimeve të Korçës

Nga Exit News
SPAK dërgon në gjykatë çështjen e ish drejtorit të Tatimeve të Korçës

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim ish drejtorin e tatimeve Korçë,  Thoma Tontonozi dhe një ish punonjës të kësaj drejtorie nën akuzën e korrupsionit.

Në një njoftim zyrtar SPAK shkruan:

“Nga hetimet e kryera u provua se të pandehurit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës”

Tontonozi dhe Bardhoshi u arrestuan nga policia në gusht të këtij viti, Pasi ishin hetuar për një muaj. Atyre ju janë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash dhe dokumente që vërtetonin përfshirjen  e dy punonjësve në veprimtari korruptive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>