SPAK heton 9 zyrtarë për abuzim me tenderin €23 milionë të uniformave të policisë

Nga Exit News
SPAK heton 9 zyrtarë për abuzim me tenderin €23 milionë të uniformave të policisë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka hetuar 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë për abuzime me tenderat e uniformave të policisë, të shtunën. SPAK ka urdheruar kontrollet e banesave të zyrtarëve.

Tenderi i hetuar:

Në korrik 2019, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë hapi një tender, me procedurë të ‘kufizuar’, me vlerë 23 milionë euro, për uniformat e policisë deri në vitin 2023. Fituesi i tenderit u shpall në prill 2020, nga bashkimi i kompanive D&E shpk, Summer conf. s.r.l, Lovers s.r.l dhe Yakupoglu tekstil ve deri san. tic. as a. Vedat Yakupoglu.

Kundër fituesit të tenderit u ankua kompania Marsi-al, me pretendimin e modifikimit të dokumneteve të tenderit. Kjo kompani ka fituar tenderin prej 960 mijë eurosh për prodhimin e uniformave të policisë në dhjetor 2015.

Ankesa e kompanisë u hodh poshtë nga Komisioni i Prokurimeve Publike, KPP.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>