Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka lëshuar 23 urdhër arreste për oficer policie dhe zyrtarë të cilët akuzohen për pastrim parash dhe për kultivim kanabisi.
Operacioni ka ndodhur në Skrapar.
Gjatë hetimit anë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe 176 kg lëndë narkotike të gatshme për t’u trafikuar.
Ndaj të arrestuarve janë dhënë masat e sigurimit si më poshtë:
- Arrest shtëpie për Neritan Naskën”, shefi i policisë Poliçan
- Arrest me burg për policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela e Astrit Duro
- Arrest shtëpie për drejtues i njësisë administrative, Edmond Zotko
- Arrest shtëpie për kryeplakun e Fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamaj
- Arrest me burg për Arben Leklin, Sefedin Dokajn, Alban Bendon
- Arrest me burg për Fation Beshirin, Selfo e Esmrald Kaposhin
- Arrest me burg për Zylyftar Zhijdran, Ilia Ballon, Olgert dhe Elson Dusho
- Arrest me burg për Teki Dushon dhe detyrim paraqitje për Fuat Dushon
- Detyrim paraqitje për Enver Muçajn dhe Ilir Shimin
- Arrest me burg për Altin Sulën dhe Redjan Shimin
- Arrest në shtëpi për Anxhela Beshirin
Ndaj këtij operacioni ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, I cili përgëzoi SPAK për këtë operacion. Ai tha se Ministria e Brendshme do të mbështesë çdo operacion të tillë.
“Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.
Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë.”