SPAK merr në pyetje personat përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
SPAK merr në pyetje personat përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka nisur marrjen në pyetje të personave të paditur për shembjen e Teatrit Kombëtar. Më 21 maj, SPAK nisi hetimet mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Prokurori i çështjes Ervin Kondilli sekuestroi dokumentet nga Bashkia Tiranë për procedurën e ndjekur për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Kondilli bashkoi në një çështje dy paditë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: një për kryebashkiakun Veliaj dhe një të dytë për inxhinierët të Institutit të Ndërtimit që firmosën vendimin për shembjen e teatrit.

Veliaj akuzohet për “shpërdorim detyre, korrupsion i zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim” për çështjen e teatrit.

Ndërsa inxhinierët akuzohen se kanë firmosur më 14 maj një raport ku rekomandojnë shembjen e teatrit, pa e vizituar dhe inspektuar nga afër teatrin.

Ata janë bazuar në një akt inspektimi të vitit 2018, dhe arritën në përfundimin që teatri duhej prishur, një konkluzion ky që nuk ishte arritur nga inxhinierët që e kanë inspektuar nga afër teatrin në 2018-ën.

1 koment

  1. xhimi 29 Shtator, 2020 në 12:21 pm

    MERRUNI ME SHITSIN E FIQVE SE INXHINJERET NUK KAN FAJ.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme