Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për shpërdorim detyre për çështjen e Teatrit Kombëtar.
SPAK në një letër dërguar Partisë Demokratike njoftoi bashkimin e dy padive, të PD-së dhe Aleancës për Teatrin.
SPAK deklaron se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japë informacion për veprimet hetimore konkrete.
PD dhe Aleanca për Teatrin kanë dërguar disa padi pranë SPAK për kryebashkiakun Veliaj, këshillin bashkiak, dhe kryeministrin Rama pr shembjen e godinës së teatrit.