
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion për Ferdinand Tarazhin kryetarin e komisionit të Monitorimit në Ministrinë e Brendshme, në lidhje me tenderat e rikonstruksionit të komisariateve të policisë.
Tarazhi sëbahsku me 4 punonjës të tjerë u kallëzuan në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Tenderat e hetuara janë rindërtimi i Komisariatit të Vlorës, Mirditës, Pogradecit, dhe Komisariati numër 4 në Tiranë. KLSH i akuzoi punonjësit për shkelje të procedurave të barazisë në tendera dhe favorizim.