SPAK nis hetimet për përgjimet e Ndrangheta-s

Nga Exit News
SPAK nis hetimet për përgjimet e Ndrangheta-s

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimin ndaj përgjimeve të të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK deklaron se akuzat e ngritura për këtë çështje janë korrupsioni i zyrtarëve, grup i strukturuar kriminal, pastrim i parave dhe kryerja e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale.

Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.

E gjithë skema e pastrimit të parave të mafias italiane në Shqipëri dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove.

Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku dolën në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama, klikoni këtu dhe këtu.

 

 

Lajme te ngjashme