SPAK: Nuk ishim në dijeni për vdekjen e komisionerëve, do të pushojmë hetimin ndaj tyre

Nga Exit News
SPAK: Nuk ishim në dijeni për vdekjen e komisionerëve, do të pushojmë hetimin ndaj tyre

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja deklaroi se vdekja e 2 komisionerëve, për të cilat u lëshuan urdhër-arrestet, nuk ishte rregjistruar në gjendjen civile dhe për këtë arsye kishte nisur hetim.

Në një deklaratë për gazetaren Klodiana Lala, ai pohoi se do të njoftojë gjykatën për pushimin e hetimit.

“Hetimet janë sekrete dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin ç’rregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit. Por përmes  familjarëve,  rënë në dijeni për faktin ase ata kishin ndërruar jetë 1 muaj apo 1 muaj e gjysmë më parë.

Në këto kushte do të duhet të njoftojmë gjykatën, ku përmes një certifikate vdekje, SPAK duhet të pushojë hetimet, pasi s’mund të hetohet një i vdekur.”

Vendimi i SPAK erdhi pas lajmit se 2 prej komisionerëve të akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 në Durrës, kishin ndërruar jetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>