Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka përfunduar, të premten, hetimet për dosjen e 137 kg kokainë. Kjo sasi kokaine vinte nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, nga muaji gusht deri në shtator.
SPAK njoftoi se janë marrë të pandehur tri persona, Gentian Malindi, Adrian Bega dhe Altin Myslihaka. Ata akuzohen për “trafikim të narkotikëve”, në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal”.
Po ashtu SPAK pohoi se ka bashkëpunuar me autoritetet greke për këtë hetim. Ardian Bega, oficer në Portin e Durrësit, Gentian Malindi punëtor në anije dhe Altin Mislihaka ndodhen në burg për këtë çështje.