Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe i kërkoi gjykatës arrest me burg për grupin kriminal të drejtuar nga Talo Çela, për vrasjen e 5 personave.
Të arrestuarit janë: Talo Çela, Nuredin Dumani, Altin Ndoci, Klevis Alla, Besian Xhixha, Enver Diva.
Ata u dënuan me burg për vrasjen e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdias, Besmir Haxhias e Viktor Haxhias, dhe plagosjen e Irfan Hazizit.
Vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 prill 2020 dyshohet se e ka zanafillën në grabitjen e 6.4 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019.
Vëllezërit Haxhia dyshohet se janë vrarë nga Nuredin Dumani, Altin Ndoci dhe Talo Çela.
Këta tre persona kanë qëlluar nga një automjet që drejtohej nga Klevis Alla, i arrestuar dhe i penduar para drejtësisë. Klevis Alla ka dëshmuar para hetuesve se si u planifikua vrasja dhe cili ishte motivi.
Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza u vranë në 2 mars 2020 me armë zjarri teksa po ecnin në këmbë në drejtim të një servisi që Shkoza e kishte marrë me qira. Shkoza vdiq në vend, ndërsa Avdia teksa po dërgohej në spital.
Irfan Hazizi u plagos nga Talo Çelës në Berat në nentor të 2020. Kjo ngjarje ka ndodhur përpara një karburanti, në pronësi të biznesmenit.