Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka përfunduar hetimet për Blendi Tetën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Santiago Malkos në gusht të 2019.
SPAK e akuzoi tetën për vrasjen me paramendim në kuadër të organizatës kriminale.
Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 me një atentat të stilit mafioz.
Ai u qëllua teksa po dilte me makinë nga një lavazh në rrugën Xhanfize Keko.
Në vendin e vrasjes, policia gjeti rreth 10 gëzhoja, ndërsa makina që u përdor nga atentatorët u gjet e diegur në fshatin Ferraj, rreth 6.5 kilometra nga vendngjarja.
Deri në vitin 2014 Malko kishte qenë polic, por më pas ishte larguar nga detyra.
Ai njihej për shoqërinë me Ervis Martinajn, ky i fundit akuzuar për vrasje, armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentash, pastrim parash dhe evazion fiskal.