SPAK përfundoi hetimet për 7 të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos në gusht të 2019. Të akuzuarit janë Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Aga.
Në 2020, SPAK gjeti edhe të dyshuarin kryesor të vrasjes, i cili më pas zbardhi ngjarjen Blendi Tetën.
Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 me një atentat të stilit mafioz. Ai u vra si pasojë e përplasjes së dy grupeve kriminale në fushën e lojrave të fatit.
Ai u qëllua teksa po dilte me makinë nga një lavazh në rrugën Xhanfize Keko.
Në vendin e vrasjes, policia gjeti rreth 10 gëzhoja, ndërsa makina që u përdor nga atentatorët u gjet e diegur në fshatin Ferraj, rreth 6.5 kilometra nga vendngjarja.
Deri në vitin 2014 Malko kishte qenë polic, por më pas ishte larguar nga detyra.
Ai njihej për shoqërinë me Ervis Martinajn, ky i fundit akuzuar për vrasje, armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentash, pastrim parash dhe evazion fiskal.