Prokuroria e Posaçme sekuestroi një arsenal armësh të fshehura në një banesë në pronësi të Sokol Xhurës, i shpallur në kërkim nga policia.
Sipas njofitmit, nga operacioni i zhvilluar të premten në rrugën Xhanfize Keko, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërrrmarrje në një ambient të izoluar plotësisht me mur, policia ka gjetur e sekuestruar municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj.
Ky operacion ka nisur që prej 9 shkurtit, kur iu bë atentat biznesmenit Gjon Mena, në Kamëz. Të arrestuarit pas atentatit ishin Enver e Edmond Jamaku,dhe Gjergj Cukali.
Ka qënë njëri prej vëllezërve, i cili ka treguar vendin e armëve duke marrë më pas statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Xhura ndërkohë është shpallur në kërkim për vrasje.