
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka sekuetruar pasuritë e në Shqipëri të personave Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka, të arrestuar në flagrancë në Spanjë me 788 kg kokainë dhe i sekuestroi 1.250.000 euro cash.
Pasuritë e sekuestruara janë:
8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;
3 automjete;
4 645 700 lek në llogari bankare;
7 435 euro në llogari bankare.
Ata janë të dënuar me burg në Spanjë. Ndërsa SPAK i ka akuzuar për trafik të narkotikëve, grup i strukturuara kriminal dhe e ka dërguar dosjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda.