SPAK sekuestron pronat e vëllezërve Marku, të arrestuar në 2014 në Itali

Nga Exit News
SPAK sekuestron pronat e vëllezërve Marku, të arrestuar në 2014 në Itali

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka sekuestruar një hotel në Sarandë dhe një dyqan në Tiranë, në pronësi të Armand Marku dhe Gerti Marku, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për trafik droge.

Ata u dënuan nga drejtësia italiane për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge, pas arrestimit në vitin 2014 dhe sekuestrimit të rreth 2 ton drogë të llojeve të ndryshme

Vëllezërit Marku, përmenden edhe në raportin e Europolit, të botuar më 18 shkurt 2021:

“Një tjetër grup i rëndësishëm kriminal i identifikuar nga hetimit është dhe ai vëllezërve Gerti dhe Edmond Marku, të cilët edhe pse të federuar në kartel nëpërmjet Retit dhe të furnizuar me drogë gjithashtu nga Gimi, janë grosistë të mëdhenj të trafikimit të drogës nga Holanda drejt Italisë, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Europës”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>