Spanja raportoi të enjten 950 vdekje të tjera nga Covid-19 duke e çuar totalin në 10 003 të vdekur.
Ky është numri më i lartë i vdekjeve në 24 orë, duke vendosur kështu një rekord të ri.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë u diagnostikuan 8102 të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 110 238 të infektuar.
Spanja u bë kështu vendi i tretë pas Italisë dhe SHBA-ve që tejkalon totalin e Kinës (81 554) për numrin e te prekurve .
Deri pasditen e së martës, në botë ishin raportuar rreth 947 mijë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 48 mijë kanë vdekur.
Vdekshmëria në rang botëror shkon në 4.7 për qind, por në Spanjë e Itali përqindja luhatet mes 8-11 për qind.