
Të shtunën, Spanja raportoi 126 168 të infektuar me Covid-19, duke u renditur e dyta në botë pas SHBA-ve për numrin e të infektuarve.
Spanja ka edhe numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë me 11 914. Para saj është vetëm Italia me mbi 15 mijë vdekje.
Ajo renditet e dyta në botë edhe për numrin e të shëruarve me 34 219 të shëruar. Para saj renditet Kina me mbi 77 mijë të shëruar.
Kryeministri Petro Sanchez vendosi të zgjasë gjendjen e emergjencës deri më 26 prill.