Spanja do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskave në ambjentet e jashtme, duke nisur nga 26 qershori, raporton Euroactive. Por, qeveria ka lënë në fuqi detyrimin për ruajtjen e distancës prej 1.5 metrash.
Rreth 50% e popullsisë në Spanjë u vaksinua me të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe 15 milion njerëz janë imunizuar plotësisht, thanë burimet shëndetësore spanjolle të enjten, 24 qershor, njoftoi EFE.
Maskat u bënë të detyrueshme në të gjitha hapësirat publike në Spanjë pasi shpërthimit të virusit në mars 2020. Sidoqoftë, maskat do të vazhdojnë të jenë të detyrueshme në ambjentet e brendshme siç janë dyqanet dhe restorantet.
Spanja ishte një nga vendet e para evropiane që regjistroi një valë të parë shkatërruese të COVID-19 në vitin 2020, menjëherë pas Italisë. Që nga fillimi i pandemisë, ka pasur më shumë se tre milion të infektuar dhe 80,600 vdekje të lidhura me COVID.