2,700 nga 6 000 emigrantë , të cilët arritën në brigjet e qytetit të qeverisur nga Spanja, Ceula në Afrikën e Veriut me not u kthyen mbrapsht në Marok, gjatë dy ditëve të fundit, njofton Al Jazeera.
Spanja ka vendosur 1 400 forca ushtarake në mbrojtje të kufirit me Marokun. Ushtarët do të patrullojnë kufirin së bashku me policinë spanjolle.
6,000 emigrantë mbërritën të hënën, duke shënuar një rekord emigrantësh për një ditë për kalimet. Rreth 1,500 prej tyre ishin fëmijë.
Spanja nuk u jep statusin e azilit marokeneve. Ajo lejon vetëm që fëmijët e pashoqëruar të qëndrojnë legalisht në vend nën mbikëqyrjen e qeverisë.