Spanja përgatitet të kthejë gjendjen e emergjencës

Nga Exit News
Spanja përgatitet të kthejë gjendjen e emergjencës

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka zhvilluar një mbledhje me ministrat për të diskutuar vendosjen e gjendjes së emergjencës. Gjendja e emergjencës në Spanjë i jep pushtet të jashtëzakonshëm qeverisë, përfshirë mundësinë për vendosjen e kufizimit të të drejtave bazë, si liria e lëvizjes.

Kjo është hera e tretë që qeveria spanjolle shpall gjendjen e emergjencës. Më parë ministri i shëndetësisë lajmëroi se si do të vendoset shtetrrethimi, njësoj si në Francë.

Spanja dhe Franca janë dy vendet evropiane që kanë kaluar shifrën e 1milionë të infektuarve me Covid19, në Evropë. Të premten, kryeministri spanjoll u shpreh se kjo shifër mund të jetë 3 milionë, për shkak të mungesës së testimeve dhe faktorëve të tjerë.

Spanja raportoi të paktën 20 mijë raste të reja ditore dhe 231 vdekje, të premten.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>