Ministria e shëndetësisë e Spanjës ka raportuar 10,476 raste të reja të premten, duke e çuar totalin në 498,989 të infektuar. Ajo gjithashtu ka regjistruar 256 vdekje gjatë javës së kaluar, duke e çuar numrin në 24,918. Shifrat raportohen nga The Guardian.
Madridi vazhdon të jetë rajoni më i goditur, me 31,538 raste nga 101,962 raste të zbuluara në dy javët të fundit.
Qeveria rajonale e Madridit ka njoftuar se nuk do të lejohen grumbullimet mbi 10 persona, si dhe kufizoi numrin e personave në vendet fetare dhe funeralet.
Presidentja rajonale, Isabel Díaz Ayuso, tha se masat janë “shumë të dhimbshme dhe shumë të vështira” , por janë marrë për të ndaluar shpërthimet e rasteve.
Ministri i shëndetësisë, Salvador Illa, tha se Spanja në fund të këtij viti do të fillojë shpërndarjen e vaksinave.