
Spanja raportoi 7,550 raste të reja me koronavirus ditën e premte. Ndërkohë u rregjistruan 26 viktima të reja.
Kjo shifër është më e larta që prej heqjes së ndalimit të qarkullimit në datë 21 qershor.
Spanja po përballet me shkallën e infeksionit më të keqe në Europën perëndimore.
Rastet ditore janë rritur nga më pak se 150 në muajin qershor, në mbi 1,500 në gusht.
Në total në Spanjë numri i të infektuarve me Covid-19 nga nisja e pandemisë është 337 mijë ndër të cilët 28,605 viktima.