
Spanja shënoi mbi 27 mijë raste të reja koronavirusi në katër ditët e fundit.
Ministri i Shëndetësisë tha se 116, 464 raste janë identifikuar gjatë dy javëve të fundit me koronavirusit, duke cuar numrin në 593, 730 raste në total.
Zona më e prekur është zona e Madridin, me një të tretën e të gjithë rasteve, dhe me mbi 29 mijë të vdekur.
Spanja u bë vendi i parë në Evropë për numrin e të prekurve, duke kaluar 500 mijë raste. Spanja ka bërë deri më tani 7,6 milionë teste të PCR-së, që prej fillimit të pandemisë.