
Rajonet e Katalonjës dhe Navarës në Spanjë rikthejnë masa shtrënguese të tjera, pas frikës në rritje të shpërthimit të një vale të dytë të virusit.
Joseph Maria Argimon, sekretarja katalanase e shëndetësisë i kërkoi kompanive që të lejojnë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia për 15 ditët e ardhshme.
Pa këto masa, Argimon beson se vendi mund të arrijë në situatën ku u gjend Madridi.
Ky i fundit u vendos nën gjendje të jashtëzakonshme ditën e premte, me qëllimin për të ndaluar një rritje të mëtejshme të infeksioneve.
Nga dita e martë, grumbullimet do të kenë maksimumi 6 persona, baret dhe restorantet duhet të mbyllen në 10 pasdite dhe të funksionojnë me gjysëm kapaciteti