Spanja raportoi të shtunën 809 vdekje të tjera nga Covid-19 duke e çuar totalin në 11 744 të vdekur.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë u diagnostikuan 7026 të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 124 736 të infektuar.
Kryeministri Petro Sanchez vendosi të zgjasë gjendjen e emergjencës deri më 26 prill.
Spanja është vendi i tretë pas Italisë dhe SHBA-ve që tejkalon totalin e Kinës për numrin e te prekurve .
Deri pasditen e premtes, në botë ishin raportuar rreth 1 milionë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 50 mijë kanë vdekur.
Vdekshmëria në rang botëror shkon në 4.7 për qind, por në Spanjë e Itali përqindja luhatet mes 8-11 për qind.