Spartak Braho mori sot mandatin e deputetit të lënë nga Saimir Tahiri.
Komisioni Qëndror Zgjedhor votoi sot unanimisht për dhënien e mandatit Spartak Brahos, i renditur pas Tahirit në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.
Saimir Tahiri e dorëzoi mandatin e deputetit një javë më parë, pas presionit të vazhdueshëm të parlamentit gjerman se ka hapje të negociatave me BE-në pa arrestimin e tij.
Ish-ministri i Brendshëm Tahiri prej muajsh akuzohet si pjesë e bandës Habilaj, bandë që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në gjithë Evropën.