Qeveria ka planifikuar përdorimin e spitaleve rajonale nëse numri i pacientëve në spitalet Covid-19 arrin në 500 të shtruar, tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një vizitë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Për këtë arsye, qeveria po pajisë me respiratorë, ekrane monitorimi, shiringa elektrike, EKG, këto spitale.
Manastirliu tha se qeveria do të rrisë pagën e stafit mjekësor:
“Mbështetjen maksimale qoftë nëpërmjet rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, qoftë nëpërmjet bonuseve, qoftë nëpërmjet mbështetjes për krijimin e kushteve më të mira të punës”.