Tetë infermierë dhe punonjës të spitalit të Beratit janë infektuar me Covid-19.
Ata janë 5 infermiere në Repartet e Kirurgjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës, një oksigjenist, një punonjës kaldaje dhe një punonjës magazine i spitalit.
Infektimi i tyre vjen disa ditë pasi mjeku kirurg E.Q. u zbulua se ishte prekur nga virusi.
Reparti i Kirugjisë, disa reparte të tjera ku ka pasur të infektuar dhe magazina e Spitalit Rajonal Berat janë dezinfektuar.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon testimin e mjekëve dhe infermierëve në këtë spital.