Spitali rajonal i Vlorën do të kurojë pacientë me Covid-19.
Gjatë një vizite në Vlorë, kryeministri Rama deklaroi se spitali është pajisur me mjetet e nevojshme për të kuruar pacientët e infektuar.
Rama theksoi se vendi aktualisht nuk ka problem me vendet në spitale dhe se shëndëtësia nuk është në kolaps për shkak të Covid-19:
“Është shumë e rëndësishme që ta dinë se nuk kemi problem kapacitetesh. Ne kemi planin për vjeshtë-dimrin. Nëse jemi në gjendje të japim naftëtarëve, para apo të ndihmojmë familje, ne atëherë kemi në gjendje dhe të shtojmë testet. Por testimet nuk ndëpresin zinxhirin e infeksionit.”
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi në spitalin e Vlorës i është dedikuar një hapësirë me 14 vende për pacientët me Covid-19, ndërsa pjesa tjetër e spitalit do të funksionojë si normalisht.