Spitali Universitar i Traumës do të mbulojë të gjitha urgjencat kirurgjikale për periudhën vjeshtë-dimër. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Qeveria vendosin zhvendosjen e operacioneve urologjike dhe malinje të QSUT-së dhe operacioneve të spitalit “Shefqet Ndroqi” tek spitali i Traumës, më 18 mars 2020.
Spitali i Traumës, që prej këtij vendimi ka kryer 29 mijë operacione, rreth 520 operacione në muaj të urgjencës, mesatarisht 30 raste të urgjencës në ditë.
Ministrja njoftoi se për periudhën vjeshtë -dimër, qeveria ka përgatitur 500 shtretër Covid-19 në 4 spitalet. Si dhe 150 punonjës të shëndetësisë u punësuan në dy spitalet Covid, për të ndihmuar dhe përgatitur për të punuar në spitalet Covid3 dhe Covid4.
Manastirliu tha kapacitet e spitaleve janë rritur për të përballuar edhe problemet e shkaktuar nga virusi i stinës.