Statistikat e ISHP-së: Sa mjekë, policë e fëmijë janë infektuar?

Nga Exit News
Statistikat e ISHP-së: Sa mjekë, policë e fëmijë janë infektuar?

Mes të infektuarve me Covid-19, 60 janë mjekë e infermierë, ndërsa 14 janë efektivë të policisë

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, në përfundim të raportimit ditor, ka bërë të ditur disa statistika për situatën në vend deri më 21 prill:

– Mes 60 mjekëve e infermierëve të prekur, 40 janë shëruar, ndërsa 20 janë ende raste aktive.

– Mes 609 të prekurve në total, 21 janë fëmijë. Shumica prej tyre janë shëruar, ndërsa pjesa tjetër janë asimptomikë dhe të izoluar në shtëpitë e tyre.

– 14 efektivë policie janë të infektuar.

– 4 gra shtatzënë janë të infektuar. Ato janë në gjendje të mirë shëndetësore.

– Mes të infektuar, është dhe një gazetar, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i izoluar në shtëpi.

– Në karantinën shtetërore në Kavaleshencë janë të shtruar 4 pacientë. Ato janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahen nën vëzhgim.

– Mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

– 53 për qind e të infektuarve janë meshkuj, ndërsa 47 për qind janë femra.

– Nga 6017 persona të testuar, 609 ose sa 10% e të testuarve, kanë rezultuar të prekur.

– Në total janë prekur 20 qytete.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>