Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar, të martën, rimodelimin e statujës së Skëndërbeut të vendosur në Prizren dhe ndryshimin e vendit të saj.
Kryetari i PDK në Prizren Shqir Totaj dhe Eliza Hoxha, përmes një komunikate për shtyp, kritikuan vendosjen e statujës së Skëndërbeut, e cila krijoi polemika të shumta në Kosovë dhe Shqipëri.
Në fjalën e tij Totaj theksoi se mënyra se si është ndërtuar statuja, si dhe vendi ku është vendosur nuk janëe të denja për heroin kombëtar. Ai deklaroi se PDK ka kërkuar ndryshimin e vendit por kjo kërkesë është injoruar nga kyetari i Komunës Mytaher Haskuka.
“E para, lokacioni i përzgjedhur nuk është i denjë për vendosjen e shtatores së Skënderbeut. Ai është i izoluar dhe shumë hapësirë e fshehur e qytetit. E dyta, për shkak të trafikut të dendur në atë rrethrrotullim ku është vendosur shtatorja, shumë lehtë mund të shkaktohen aksidente dhe rrezikohet jeta e vizitorëve të mundshëm. E treta, dega e PDK-së në Prizren përmes asamblistëve të saj në fazën e parë, para së të merret vendimi, ka tërhequr vëmendjen për lokacionin jo adekuat dhe ka kërkuar lokacion tjetër më të përshtatshëm, por që është injoruar nga kryetari Mytaher Haskuka”, ka thënë Totaj.
PDK kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, partinë e Haskukës. Sipas Totajt, pushteti lokal i VV-së injoron sugjerimet dhe tregohet mospërfillëse ndaj figurës së Skëndërbeut. Ai shtoi se Haskuka është përpjekur të heq përgjegjësinë nga vetja.
“Madje Haskuka u përpoq një ditë më herët nëpër studio televizive ta largojë përgjegjësinë nga vetja duke gënjyer publikisht se ai nuk ka qenë shumë në rrjedha për shtatoren sepse për pamjen e tij finale është përkujdesur një shoqatë e komuna ka caktuar veç lokacionin.
Keqqeverisja përveç pothuajse të gjitha fushave tjera ku ka dështuar, shkon aq larg sa që tallet edhe me vet figurën e Skënderbeut e rrjedhimisht edhe me historinë e ndritshme kombëtare simbol i të cilës është vet Gjergj Kastrioti”, u shpreh Totaj.
Më tej Totaj tha se dega e PDK-së në Prizren do të mbledh firma për të rimodeluar statujën dhe për të ndryshuar vendin.
Deputetja Eliza Hoxha deklaroi se veprat e artiti publik janë produkt i relacioenve të pushtetit.
“Si të tilla, këto projekte duhet të kalojnë nëpërmes një debati publik jo vetëm në raport me vet monumentin por edhe me vet lokacionin ku do të vendoset ajo. Andaj, për të pasur besimin e qytetarëve, arti publik duhet të synojë të përsosurën në aspektin e reprezentimit”, ka thënë Hoxha.
Hoxha po ashtu e kritikoi vendin e vendosur, sipas vensosja në një rreth rrotullim e pbënë të pamundur që njerëzit ta shohin nga afër.
“Përjetimi kryesor do të jetë nga makinat në lëvizje. Trajtimi i tillë i hapësirës urbane nuk prodhon asgjë më shumë se sa momente monumentaliteti për konsum ditor dhe konsum politik. Qasjet të tilla si këto kanë krijuar vazhdimisht hapësira monumentale të cilat nuk i ndjejmë si pjesë të jetës sonë të përditshme dhe i vizitojmë sa për të thënë e për të bërë një foto në ditën e caktuar”, ka thënë Hoxha.