Ushtrimi i së drejtës për kërkimin e informacionit ka zbuluar një korrespondencë me postë elektronike të krye epidemiologut suedez, i cili pyeste nëse një shkallë vdekshmërie më e lartë mes të moshuarve do të ishte e pranueshme, nëse do të çonte në arritjen më shpejt të imunitetit të turmës.
Anders Tegnell, ideator i strategjisë pa karantinim që shteti ndërmorri, sugjeronte se një nga përfitimet e mbajtes së shkollave hapur, është arritja e imunitetit të turmës më shpejt.
Pavarësisht sugjerimit të agjencisë së shëndetit në Finlandë, për mbajtjen mbyllur të shkollave, pasi ulin rrezikun e infeksionit tek të moshuarit me 10%, Suedia mbylli shkollat vetëm për fëmijët mbi 16 vjeç, duke këmbëngulur në pjesmarrje të plotë në shkollë të fëmijëve më të vegjël.