Stringa: Rekomandimet e KLSH-së nuk zbatohen dhe nuk dënohen

Nga Exit News
Stringa: Rekomandimet e KLSH-së nuk zbatohen dhe nuk dënohen

Rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk zbatohen dhe nuk dënohen nga prokuroria. Kështu u shpreh në emisionin “Me Pak Fjalë” ekonomisti Azmi Stringa në analizën e raportit të KLSH-së për vitin 2020.

Në këtë raport KLSH ka propozuar 1107 masa organizative, 239 masa disiplinore, 55 masa administrative dhe 29 përmirësime ligjore.

Moszbatimi i rekomandimeve të KLSH-së “është një shqetësim i institucioneve ndërkombëtare, të cilat si pjesë të progres-raportit kanë jo vetëm rritjen e cilësisë së auditimeve të KLSH-së por dhe zbatueshmërinë, të paktën marrjen përsipër të rekomandimeve që janë dhënë”, u shpreh ekonomisti Azmi Stringa, për emisionin “Me pak fjalë”, të mërkurën, në Euronews.

Ky fenomen, u shpreh Stringa ndodh për 3 arsye:

“E para është serioziteti që i jep Kuvendi raporteve të KLSH-së. E dyta është seriozitet që i japin institucionet raportit të KLSH-së dhe sa të mbrojtura ato janë në shtetin shqiptar, dhe e treta është cilësia e rekomandimeve të cilët shpesh herë nuk adresojnë problematikën në rrënjë”.

Gjithashtu prokuroria nuk ka dënuar asnjë person të kallëzuar në prokurori për shkelje me fondet buxhetore. Këtë vit, KLSH ka kallëzuar në prokurori 5 raste, ndër to një kallëzim penal dhe dy vlerësime për elementë të mundshëm të veprës penale.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme