Një përfaqësi e studentëve i ka bërë apel Komitetit të Ekspertëve anti-Covid që të rivlerësojnë dhe njëherë vendimin për zhvillimin e mësimit online.
Përmes një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve, studentët kërkojnë:
- Mësim i alternuar, online dhe në auditore – leksionet online, ndërsa seminaret në auditore;
- Rimbursim i pagesave të konvikteve dhe të qerave;
- Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët;
- Mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online.
Një pjesë e studentëve kanë varur maskat e tyre në kangjellat e ministrisë në shenjë simbolike se nuk kanë frikë nga Covid-19, por duan të rikthehen në shkolla.
Ndërkohë policia i ka bërë thirrje studentëve që të shpërndahen pasi protesta e tyre është e paligjshme, për shkak të situatës së pandemisë.