Studentët e Ekonomikut në protestë për uljen e tarifave të shkollës

Nga Exit News
Studentët e Ekonomikut në protestë për uljen e tarifave të shkollës

Studentët e Fakultetit Ekonomik protestuan duke kërkuar uljen e tarifave për studimet.

Studentët pohuan për Abc News se nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e larta për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

“Kemi vështirësi financiare për të paguar tarifën. Kërkojmë që Dekanati të jetë palë me studentët. Këtë vit të përgjysmohet dhe pastaj për vitet e tjera të rishikohet. Fakulteti Ekonomik e ka tarifën më të lartë. MAS i kërkojmë përgjysmim tarife për nivelin e dytë Master. Bordit të Administrimit i kërkojmë masa lehtësuese siç janë shtyrja, pagesa më këste apo rishikimi i tarifave për vitet në vijim. MAS ka vendimarrje direkte dhe në shtyrjen e afateve dhe përgjysmimin e tarifës.”

Ata i dërguan një letër Bordit të Administrimit ku i kërkojnë uljen e tarifave. Ndërkohë studentët thanë se MAS ka kohë deri në 30 shtator të shprehet në lidhje me kërkesat e tyre, në të kundërt ata do të protestojnë sërish.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>