Studentët e shtatë fakulteteve vazhdojnë ngujimin, refuzojnë përfaqësuesit e ministrive

Studentët e shtatë fakulteteve vazhdojnë ngujimin, refuzojnë përfaqësuesit e ministrive

Studentët e shtatë fakulteteve në Tiranë kanë nisur sot ditën e pestë të bojkotit të plotë të mësimit dhe ngujimit brenda fakulteteve.

Tek Fakulteti Ekonomik janë rreth 200 studentë që prej pesë ditësh nuk kanë dalë nga shkolla, madje e kanë kaluar natën në kushte të vështira pasi drejtuesit e fakultetit i kanë fikur atyre sistemin e ngrohjes.

Tek Fakulteti i Drejtësisë, studentëve të drejtësisë i janë bashkuar dhe studentë nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe atyre të Natyrës.

Një ditë më parë, rreth 50 studentë të Mjekësisë dhe studentë të Arkitekturës vendosën të nisin bojkotin dhe ngujimin në fakultetet e tyre. Sot, ngujimit i janë bashkuar dhe studentët e Universitetit Politeknik.

Ndryshe nga sa kishin njoftuar më parë se ngujimi do të mbaronte ditën e dielë, dje në mbrëmje studentët e Ekonomikut njoftuan se kanë vendosur të rrinë të ngujuar deri në plotësimin e kërkesave dhe rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

Megjithatë, studentët kanë vendosur t’i lënë dyert e hapura për ata studentë që duan të vijojnë mësimin.

Njoftimit të Kryeministrit Rama se që nga sot, pranë sekretarive mësimore do të vendosen dy përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Arsimit për t’i shpejguar studentëve vendimet e qeverisë për kërkesat e studentëve, këta të fundit i janë përgjigjur se “përfaqësuesit mund të futen nga dritarja, pasi dyert e universitetit nuk janë të hapura për to.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>